Një burrë raporton në polici gruan me të cilën bashkëjetonte, thotë se e kërcënonte në vazhdimësi

Një burrë nga Prishtina ka raportuar në polici se gruaja me të cilën bashkëjetonte, po e kërcënonte në vazhdimësi. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Prishtinë/15.02.2025-13:30. Dyshohet se viktima m/k në vazhdimësi është duke u kanosur nga e dyshuara femër/kosovare me të cilën ai është duke bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/.