08:54 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

Një burrë rrah gruan, e kërcënon edhe vjehrrin, në Gjilan

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për dhunë familjare dhe kanosje.

Në fshatin Velekinicë të Gjilanit është arrestuar një person, pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Ai po ashtu ka kanosur verbalisht edhe vjehrrin e tij, transmeton IndeksOnline.

“Velekinicë, Gjilan 10.01.2021-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje në familje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimë  femër kosovare, njëherësh e ka kanosur verbalisht edhe babain e viktimës mashkull kosovar. Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/