Një burrë si Benny, kjo ishte surpriza për Selena Gomezin
Benny Blanco dhe Selena Gomez po shijojnë jetën e tyre martesore, tre muaj pasi u martuan në një ceremoni madhështore në shtator, të rrethuar nga familja dhe miqtë.
Çifti ndan rregullisht momente nga jeta e tyre së bashku, dhe videoja e tyre e fundit në TikTok zbulon se si po përgatiten për festat, transmeton Indeksonline.
Se lumturia mbretëron në shtëpinë e tyre, vërtetohet nga një video e kohëve të fundit që Gomez postoi në TikTok. Videoja tregon Blancon duke e surprizuar gruan e tij me një pemë gjigante Krishtlindjesh, e cila madje ka edhe një tren të vogël që sillet rreth saj.
Por kjo nuk është pema e tyre e vetme. Blanco tregoi gjithashtu “pemën e tyre joshëse” të zbukuruar me qerpikë artificialë, tharëse flokësh dhe zbukurime me llak flokësh.
Në përshkrimin e videos, Blanco shkroi shkurt: “Ajo është e lumtur”, me të cilën shumë fansa u pajtuan në komente./Indeksonline/
@itsbennyblanco she’s happy
♬ original sound – benny blanco

