“Një burrë si ti vjen një herë në jetë”, mesazhi i Sydney Sweeney për Scooter Braun bën bujë në rrjet!
Aktorja Sydney Sweeney ka tërhequr vëmendjen pasi i uroi ditëlindjen të dashurit të saj Scooter Braun nëpërmjet një postimi në Instagram, duke nxitur më tej interesin për marrëdhënien e tyre.
Braun festoi ditëlindjen e tij të 45-të dhe Sweeney ndau foto të tyre së bashku dhe shkroi disa mesazhe personale.
“Gëzuar ditëlindjen për burrin me zemrën më të madhe që njoh. Faleminderit për të gjitha vallëzimet nëpër dhomën e ndenjes dhe që më bëre të qesh përsëri. Një burrë i mirë është i rrallë. Një burrë si ti vjen një herë në jetë”, ka shkruar Sweeny në dy postimet e saj në InstaStory.
Çifti ka bërë më shumë paraqitje publike së bashku në muajt e fundit, veçanërisht në ngjarje sportive.
Ata morën vëmendje të veçantë në ndeshjet e playoff-it të NBA, ku u ulën në audiencë dhe u vunë re midis shumë personazheve të famshëm.

