15:12 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Një burrë të tillë do ta donin të gjitha vajzat! Ronaldo kujdeset për fëmijët, Georgina kuron veten

Cristiano Ronaldo dhe Georgina, janë mjaft aktivë në rrjetet sociale. Ata ndajnë shpesh foto me njëri-tjetrin dhe fëmijët nga përditshmëria e tyre, apo edhe kur shkojnë me pushime.

Ditën e djeshme, para se t’i bashkohej skuadrës për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Ronaldo ka ndarë një foto me fëmijët e tij me përshkrimin “Ndihem i dashuruar”.

Ndërsa nga ana tjetër, Georgina ka postuar një foto, me të brendshme duke bërë make-up dhe duke vënë në pah të pasmet e saj.

Mesa duket Ronaldo është një baba shumë i kujdesshëm për fëmijët e tij dhe nuk e ka aspak problem të kujdeset për fëmijët e tij gjatë kohës kur Georgina merret me kurimin e pamjes.