Një burrë ther me pirun dy 17-vjeçar, aeroplani ateron pa plan në Boston
Një burrë ka shkaktuar panik gjatë një fluturimi të Lufthansa-s nga Chicago për në Frankfurt, duke sulmuar me pirun dy adoleshentë, duke goditur me shuplakë një pasagjere dhe një punonjëse, si dhe duke bërë imitime sikur po qëllon veten.
Fluturimi është ulur në Boston të shtunën, ku i dyshuari, një shtetas indian, është arrestuar, raporton AP.
Sipas prokurorisë, ai goditi me pirun një 17-vjeçar dhe më pas një tjetër 17-vjeçar.
Burri kishte hyrë në SHBA me vizë studentore dhe ishte i regjistruar në një program masteri në Chicago gjatë viteve 2022–2025.

