Një burrë u qëllua për vdekje pasi sinagogës franceze iu vu zjarri
Policia franceze ka vrarë një burrë pasi një sinagoge iu vu zjarri në qytetin veriperëndimor të Rouen.
Burri ishte i armatosur me një thikë dhe një mjet metalik dhe u qëllua pasi kërcënoi oficerët, tha prokurori i Rouen, shkruan BBC.
Kryetari i bashkisë së Ruenit, Nicolas Mayer-Rossignol tha se sulmi në sinagogë nuk preku vetëm komunitetin hebre, por i gjithë qyteti ishte “i goditur dhe i tronditur”.
Sipas mediave franceze, i dyshuari ishte algjerian dhe po apelonte kundër urdhrit për t’u larguar nga Franca.