75 Mall Live Search
08:59 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / P M

Një burrë gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, pasditen e së dielës.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, derisa trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

“Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.