11:57 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / B O

Një çantë të shtrenjt “firmato” tani e tutje mund ta bleni vetëm një herë në vit!

Brendet e famshme të çantave tani do të jenë të limituara në treg. Markat si Chanel, Hermès dhe Louis Vuitton duan të parandalojnë rishitjen e produkteve të tyre.

Çantat luksoze tani janë në dispozicion vetëm në sasi të vogla. Tani e tutje markat luksoze do të shesin vetëm një çantë në vit për klientët e tyre, shkruan Indeksonline.

Qëllimi i kompanive është parandalimi i rishitjes së mallrave luksoze. Brendet e njohura kanë zbuluar se mallrat e tyre po shiten me çmime më të larta në pltaforma online dhe në tregjet aziatike.

Konsumatorët kinezë kanë paguar gjatë vitit 2020 shpenzuan rreth 35 miliardë dollarë për produkte të huaja luksoze.

Louis Vuitton ka vendosur që brenda një viti kalendarik një klient mund të blejë vetëm dy çanta dore./Indeksonline/