10:06 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / V R

Një çift i ri në showbiz? Kiara Tito flet për raportin me Young Zerkën


Prej dy ditësh Kiara Tito po përflitet për një romancë të mundshme me Young Zerkën.

Gjithçka nisi nga fotot e çiftit në Instagram, ku të ftuar në “Shiko Kush Luan” ata ishin “date-i” i njëri-tjetrit.

U ngjallën dyshime që tashmë çifti kishin nisur një romancë së bashku dhe këto imazhe vetëm sa e konfirmonin këtë.

Ndërkohë, ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i parë i Kiarës lidhur me këto zëra.

Ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku sigurisht është pyetur edhe rreth kësaj teme, por ajo  ka zgjedhur të tregohet “diplomate” dhe mos të japë përgjigje.

“Ç’thonë kështu për ty dhe Zerkën?”- ka pyetur fansja, teksa Kiara është përgjigjur: ” E pra, ç’bëhet kështu? Kur do na vijë kjo e shtuna mbrëma?”

Kujtojmë që disa muaj më parë, Young Zerka i dha fund lidhjes 5-vjeçare me Ronela Hajatin dhe që pas ndarjes, s’kemi asnjë zhvillim të ri nga jetët e tyre private.

Ndërkohë Kiara bëhej shpesh kryefjala e mediave rozë për shkak të marrëdhënies së saj me këngëtarin Butrint Imeri.

Megjithëse lart e poshtë qarkullonin foto të dyshes që frekuentoheshin shpesh bashkë, ata nuk e pranuan asnjëherë të kishin pasur diçka me njëri-tjetrin.