75 Mall Live Search
17:22 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / AR

Një copë tortë nga dasma e Princit Charles dhe Princeshës Diana shitet për 2185 euro

Është shitur një pjesë e tortës së dasmës së Princit Chares dhe Pirnceshë Dianës.

Blerësi ishte i gatshëm të paguante jo më pak se 1,850 paund (rreth 2185) euro, raporton BBC, transmeton Indeksonline.

Pjesa e tortës me përmasa rreth 20 me 20 centimetra është zbukuruar me një stemë mbretërore në ngjyrat e kuqe, blu dhe ari.

Princi Charles dhe Princesha Diana u martuan më 29 korrik 1981.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, çifti u nda. Divorci u bë përfundimtar në vitin 1996./Indeksonline/