75 Mall Live Search
15:48 / E Martë, 12 Nëntor 2024 / L A

Një danez ndanë drejtësinë në ndeshjen Rumani-Kosovë

Është mësuar emri i gjyqtarit që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Rumani-Kosovë.

Bëhet fjalë për danezin, Morten Krogh i cili do të ndajë drejtësinë për herë të dytë në Ligën e Kombeve.

Krogh, ka gjykuar edhe në Ligën e Evropës më saktësisht ndeshjen Nice-Real Sociedad dhe Athletic-Slavia Pragë.

Kosova, do të luajë në udhëtim ndaj Rumanisë të premten në orën 21:00, ndërsa tre ditë më vonë ndaj Lituanisë në Prishtinë./IndeksOnline/