20:01 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Një dasmë shqiptare në bazën amerikane Fort Dix (Video)

Një martesë më mijëra milje larg nga një shtëpi e shkatërruar nga dy refugjatët shqiptarë ishin martuar në bazën amerikane Fort Dix në New Jersey, në vitin 1999.

Selvete Zakuti dhe Beqir Krasniqi shkëmbyen unazat në një ceremoni myslimane në ish postën e ushtrisë e cila tani strehon më shumë se 3,000 refugjatë kosovarë.

Selvete Zakuti dhe Beqir Kraniqi kishin humbur njëri-tjetrin, kur serbët i detyruan të iknin nga shtëpitë e tyre në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

Pas një muaj larg njëri-tjetrit, 21-vjeçarët “e gjetën” njëri-tjetrin përsëri në një kamp refugjatësh në Maqedoni.

Ndërkohë, pesë persona, tre prej të cilëve shqiptarë, u shpallën fajtorë në vitin 2008 nga një gjykatë federale për konspiracion me qëllim vrasjen e ushtarëve amerikanë në bazën ushtarake ‘Fort Dix’, ku kjo bazë në vitin 1999  kishte strehuar më shumë se 3,000 refugjatë kosovarë.

Tre vëllezërit, shqiptarë ngë Dibra e Madhe, Dritan, Shahin dhe Elvir Duka, dhe një turk e një jordanez rrezikojnë të marrin dënimin me vdekje në muajin prill kur do të zbardhet vendimi, megjithëse gjykata i shfaqësoi ata nga akuza e vrasjes në tentativë.