Një deçanas fatlum, e fiton Jeepin luksoz nga loja shpërblyese e Ujë Mokne
Një qytetar nga Deçani ka fituar një Jeep luksoz, nga loja shpërblyese e kompanisë Ujë Mokne.
Nga tërheqja e shpërblimit, Arlind Dobruna ka gëzuar çelësat e veturës më të re, nga loja “Ky ujë t’sjell fat”.
Për shpërblimin, Arlindi u përgëzua edhe nga kompania e Ujë Mokne, që uroi ta gëzojë veturën.
“Urime, urime, urime!
Ky është momenti që të gjithë e kemi pritë! Pas javëve të tëra me emocione, lojë dhe freski me Ujë Mokne, më në fund kemi një emër që do t’i japë gaz aventurës së re.
Arlind Dobruna nga Deçani, është fituesi i madh i lojës shpërblyese ‘Ky ujë t’sjell fat’ – e tash është zyrtarisht pronari i ri i super-veturës Jeep Avenger!
E g’zofsh Arlind – nga Ujë Mokne, me shumë dashni!” deklaron kompania.

