Një defekt lë pa rrymë gjysmën e Berlinit
Energjia elektrike iu ndërpre sot 50 mijë familjeve dhe 2 mijë bizneseve në jugperëndim të Berlinit, pas një zjarri që preku një lidhje kabllore të rrjetit, tha ofruesi i ”Stromnetz Berlin”.
Policia po hetonte zjarrëvënie të mundshme, pasi një sulm i motivuar politikisht shkaktoi një ndërprerje të ngjashme në juglindje të kryeqytetit gjerman në shtator.
“Për shkak të dëmeve të konsiderueshme të shkaktuara, riparimi i kabllove do të zgjasë shumë”, tha “Stromnetz Berlin”, ndërsa punimet vazhduan në kabllot e furnizimit të përkohshëm.
“Ne po mbështetemi në rivendosjen e plotë të furnizimit për të gjithë klientët deri të enjten pasdite”, shtoi ai.
Ofruesi tha se moti i ftohtë po pengonte punën. Një zëdhënës i shërbimeve të zjarrfikësve tha se alarmi kishte rënë pak pas orës 06:00 (05:00 GMT).
”Ndër objektet që kishin nevojë për ndihmë ishte një shtëpi për të moshuarit”, tha ai.
Ndërprerja goditi ndriçimin e rrugëve, telekomunikacionin celular, semaforët dhe frigoriferët e supermarketeve, si dhe familjet private, duke mbyllur sistemet e ngrohjes ndërsa temperaturat luhateshin rreth pikës së ngrirjes.

