Një delegacion i shoqatës Gjermano-Kosovare e viziton Suharekën

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me bashkëpunëtorë , ka pritur sot në takim një delegacion nga Shtuttgarti i Gjermanisë, i cili kryesohej nga presidenti i Shoqatës Gjermano-Kosovare, Jens Kudere.
Takimi ishte i organizuar nga konsulli i Ambasadës së Kosovës në Gjermani, Imer Lladrovci. Delegacioni gjerman ka vizituar edhe Qendrën e Rinisë “Shtëpia e Felbachut” në Suharekë.
Kryetari Muharremaj e ka falënderuar delegacionin gjerman për vizitën në Suharekë.
“Sot kemi pritur delegacionin e Shoqatës Gjermano-Kosovare të udhëhequr nga z.Jens Kuderer, dhe Udhëheqësin e Konsullatës së Përgjithëshme në Stuttgart z.Imer Lladrovci, me të cilin biseduam për bashkëpunimet e ardhshme.
Këto takime janë në funksion të projekteve të ardhshme të cilat mund të zhvillohen në raporte të ndërsjellta për zhvillim dhe integrim” ka thënë Muharremaj.
