Një deputete e partisë së Gërvallës i del në mbrotje Vjosa Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur sot me një situatë të pazakontë në aeroportin e Shkupit.
Gjersa Osmani po bëhej gati për një udhëtim jashtë vendi nga aeroporti i Shkupit, sigurimi i aeroportit në fjalë ka tentuar të hap valixhen e presidentes. Një gjë të tillë s’e ka toleruar Osmani.
E një deputete e Lisës Guxo, kryetare ku është Donika Gërvalla i ka dal në mbrotje të parës së vendit, Vjosa Osmanit.
Jeta Statovci përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se trajtimi jo dinjitoz i Osmanit është në kundërshtim me Konventën e Vjenës dhe është i pa pranushëm.
‘’Trajtimi jo dinjitoz ndaj Presidentes së Kosovës, Zonjës Vjosa Osmani, nga një zyrtar tendencioz maqedonas dhe me mendësi të së kaluarës, në kundërshtim total me Konventën e Vjenës, është i pa pranueshëm’’, ka shkruar Statovci.
Më tutje Statovci ka thënë se raportet e Kosovës me Maqedoninë kanë qenë përherë konstruktive dhe evropiane,dhe se sjellje të tilla nuk i takojnë mendësisë demokratike dhe rregullave ndërkombëtare midis shteteve të pavarura.
Po ashtu theksojmë se gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media e para e vendit ka ironizuar me Ministën e Punëve të Jashtme duke i kënduar një këngë të Dafina Zeqiri ‘’Me kast me kast përsëritëse e gabimeve’’./Indeksonline/