Një dietë pa gluten, mund të eliminojë dhimbjen nervore për miliona njerëz
Një dietë e re në të cilën duhet shmangur përdorimin e glutenit, mund të ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve nervore, ka treguar një studim i ri.
Hulumtuesit gjetën një dietë ku nuk përdoret gruri, mund të lehtësojnë simptomat që lidhen me neuropatinë e glutenit, një gjendje nervore që shkakton dobësi, mpirje dhe dhimbje, zakonisht në duar ose këmbë.
Ndjeshmëria e glutenit njihet më mirë për shkaktimin e dhimbjes së barkut, fryrjet e barkut dhe gazrat, por për disa intoleranca e ushqimit mund të rezultojë në gjendjen e dhimbjes nervore.
Ekspertët nga Uniersiteti i Sheffield thanë se gjetjet e tyre tregojnë se një ndryshim i thjeshtë në dietë pothuajse mund të eliminojë simptomat e dhimbjeve.
“Ky studim është premtues, sepse tregon se një dietë ku nuk përfshihet gluteni mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të dhimbjes për njerëzit me neuropati”, tha autori kryesor Panagiotis Zis, i Universitetit të Sheffield./Indeksonline/