75 Mall Live Search
00:00 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Një ditë do të luaj për Realin, atje do të më çojë Zoti”

Aktualisht ai luan te Lyon, aty ky synon të rikthehet në qendër të vëmendjes, por Memphis Depay e ka mendjen tjetërkund. Ëndrra e tij e madhe është të transferohet te Real Madridi.

Kush nuk e ëndërron këtë? Edhe pse e ka provuar veten te një klub i madh si Manchester United, mesfushori holandez ende nuk e ka fituar epitetin “i madh”. Këtë vit ai ka luajtur 27 herë me skuadrën franceze dhe ka shënuar 11 gola. Natyrisht, duhet më shumë.

Soccer Football – Europa League – Apollon Limassol vs Olympique Lyonnais – Tsirion Stadium, Limassol, Cyprus – September 14, 2017 Lyon’s Memphis Depay looks dejected after the match REUTERS/Yiannis Kourtoglou

“Besoj se një ditë do të luaj për Real Madridin. Ky është synimi im”, – ka thënë Depay së fundmi në një intervistë për një revistë holandeze. “Kur do të ndodhë kjo? Vetëm Zoti e di. Ai më ndihmon dhe do të më çojë atje”, – ka shtuar 23-vjeçari.

Memphis e di se ndërmjet e tij dhe mitikut “Santiago Bernabeu” është një oqean i madh. Gjithsesi, vullneti dhe pasioni mund ta çajnë ujin. Historia e futbollit ka njohur disa Moisi…