Një ditë e pazakontë e Hoxhajt: Ndihmoi dy të lënduarit rëndë që u rrokullisën me veturë në Brezovicë
Zevendëskryeministri Enver Hoxhaj duket se nuk e ka pasur një ditë të zakonshme sot. Atij i është dashur të bëj një punë tjetër, të ndihmoj dy të lënduar rëndë në bjeshkët e Brezovicës, për të cilët edhe raportoi Indeksonline.

Në një foto të siguruar shihet Zëvendëskryeministri Hoxhaj duke transportuar njërin prej tyre të lënduar më rëndë. Sic mësohet, të aksidentuarit ishin rrokullisur dhjetëra metra me makinën e tyre xhip dhe pasi krejt ishin lajmëruar nga një shok i tyre, Hoxhaj i cili po ngjitej në bjeshkë me miqtë e tij, ishte nisur për tu dal në ndihmë.
Pasi u është ofruar ndihma e parë, ata janë transportuar për 40 minuta ku po priste makina e ndihmës së shpejt dhe policia e Kosovës.

Hoxhaj nuk është përgjigjur në thirrjet e telefonit ndërsa policia e ka konfirmuar rastin e aksidentit. Të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
