75 Mall Live Search
11:40 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / B O

Një ditë para finales ndaj Yllit, basketbollisti i Trepçës merr rrugën e gyrbetit

Trepça ka njoftuar ndarjen e rrugëve me basketbollistin e saj, Ramadan Zekiqin. Basketbollisti mitrovicas ka vendosur të vazhdoj jetën në Gjermani dhe nesër do të marr rrugën e gyrbetit.

Zekiqi do të niset për Gjermani në ditën kur Trepça do të luaj finalen e katërt ndaj Golden Eagle Yllit.

Pjesë e Trepçës është edhe vëllau i Ramadanit, Samir Zekiqi.

“Faleminderit Ramadan, suksese dhe rrugë të mbarë Të priftë e mbara në rrugëtimin tënd, dëshirojmë të jem krenar me ty edhe në Gjermani, ashtu si ishim krenar për ty këtu” thuhet në njoftimin e Trepçës./Indeksonline/