75 Mall Live Search
21:28 / E Martë, 28 Korrik 2020 / kutia

Një ditë para finales, Qeveria ndalon të gjitha aktivitetet sportive

Një ditë para finales së Kupës së Kosovës në futboll, qeveria ka marrë një sërë vendimesh në luftën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Me vendimet e reja ndalohet çdo aktivitet sportiv në ambiente të mbyllura dhe të hapura në tërë territorin e Republikës.

Fatmirësisht, finalja nuk rrezikohet pasi vendimi hyn në fuqi me 30 korrik, shkruan Indeksonline.

Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, trajnimet e të gjitha lëmive etj“, thuhet në njoftimin e qeverisë. /IndeksOnline/