75 Mall Live Search
13:42 / E Hënë, 28 Mars 2022 / B O

Një ditë para ndeshjes me Anglinë, Shqipëria U21 po ndjehet e rehatuar

Kombëtarja Shqiptare, grupmoshat U21 do të zhvillojnë ndeshjen e dytë ndaj Anglisë më 29 mars në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 20:45.

Kombëtarja e udhëhequr nga Alban Bushi vazhdon grumbullimin në qytetin e Durrësit dhe përgatitjet për këtë ndeshje.

U21-shat janë akomoduar tek “Dyrrah” në Durrës dhe kanë të gjitha kushtet optimale për sfidën e nesërme.

Mbetet të shihet nëse akomodimi komod do ndikojë edhe në rezultatin e ndeshjes ndaj yjeve të Anglisë.

Në të njëjtin vend pak ditë më parë ka qenë e akomoduar edhe përfaqësuesja U17 e Skocisë./Indeksonline/