Një ditë para ndeshjes me Atleticon, futbollisti i Bayernit del pozitiv me koronavirus

Bayerni nesër do të luaj me Atletico Madridin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
24 orë para ndeshjes, kampionët e Evropës kanë marrë një lajm aspak të mirë, shkruan Indeksonline.
Sergei Gnabry ka rezultuar me koronavirus dhe është izoluar deri në një testim tjetër.
Lojtarët tjerë të Bayernit pritet t’i nënshtrohen edhe një testi tjetër të shpejtë para zhvillimit të ndeshjes. /IndeksOnline/
