19:11 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Një ditë para zgjedhjeve Abrashi ka një njoftim të rëndësishëm

Një ditë para zgjedhjeve, Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka ndarë një moment të rëndësishëm të jetës së tij, ai është  bërë babë.

Abrashi këtë gëzim e ka ndarë në facebook i cili ka treguar se është bërë babë i një djali për herë të dytë.

“Dua të ndajë me Ju një moment të rëndësishëm për familjen time. U bëra babë për herë të dytë” ka shkruar Abrashi, përcjell Indeksonline.

Postimi i tij i plotë në facebook:

Miq të dashur,

Dua të ndajë me Ju një moment të rëndësishëm për familjen time. U bëra babë për herë të dytë!

U gëzuam shumë me ardhjen në jetë të djalit tonë të dytë. Edhe Labja edhe Bebi janë mirë.

Qofshin mirë dhe u gëzofshin të gjitha familjet tuaja. Ju faleminderit, të gjithëve për mesazhet!./Indeksonline/