Një ditë para zgjedhjeve një kandidate e VV-së dhe një e GUXO në Malishevë i bashkohen Ekrem Kastratit

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot ka pritur në zyrat e partisë znj. Shefkije Berisha nga fshati Gurbardh, e cila është kandidate për asamble komunale nga Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë, por që nga sot është bërë pjesë e Nismës Socialdemokrate.
Kryetari Kastrati e ka mirëpritur znj. Berisha dhe ka thënë se ajo ka zgjedhur familjen politike më të mirë në komunën tonë, e cila bën punë të mira për qytetarët e Malishevës.
Kryetari i Malishevës, gjithashtu ka mirëpritur sot në takim zonjën Valbona Krasniqi-Limaj, e cila nga sot i është rikthyer familjes sonë politike. Ajo i është bashkuar një fryme masive të qytetarëve tanë, e cila të dielën, më 12 tetor, do të finalizohet me fitoren e numrit 186.