75 Mall Live Search
09:18 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / S Z

Një ditë pas deklaratave përmbyllëse në Hagë, djali i Hashim Thaçit: Faleminderit që na mbështetët dhe nuk heshtët

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, një ditë pas deklaratave përmbyllëse në Gjykatën Speciale, i ka falënderuar të gjithë ata që iu qëndruan pranë.

Përpos miqve e qytetarëve, ai ka falënderuar edhe institucionet dhe mediat që nuk heshtën.

“FALEMINDERIT! Këto vite ishin të vështira për familjen tonë. Faleminderit secilit që na qëndroi pranë: miqve, qytetarëve, institucioneve, avokatëve dhe mediave që nuk heshtën. Respekt pa fund!”, ka shkruar Endrit Thaçi.