Një ditë pas humbjes turpëruese nga Atletico, Reali publikon listën për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Real Madridi dje është turpëruar në derbin e Madridit.
Ata u mposhtën 5-2 nga rivali i tyre, Atletico Madridi në “Metropolitano” duke pëusar humbjen e parë në sezonin e ri të La Ligas.
Reali tashmë do të udhëtojë drejt Kazakistanit, ku përballet ndaj Kairat Almatyt në ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Mungesë të mëdha do të kenë në mbrojtje me Alexander-Arnold që pësoi lëndim ndaj Marseilles si dhe Carvajal që u lëndua mbrëmë ndaj Atleticos.
Kjo është lista e plotë e Realit:

Kujtojmë se ndeshja Kairat-Real Madrid, do të zhvillohet të martën në stadiumin “Ortalyq” që zhvillohet në orën 18:45./IndeksOnline/