75 Mall Live Search
12:39 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / AR

Një ditë pas lindjes, Eni Vasili publikon foton e parë të vajzave

Eni Vasili ka reaguar për herë të parë një ditë pasi solli në jetë dy vajzat binjake, të cilat i pagëzoi me emrat, Sofi dhe Nikol. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit foton e parë të vajzave, ku shihen duart e tyre të vogla ndërsa mbajnë gishtin e Enit.

“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol më risollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin.”, ka shkruar moderatorja. Kujtojmë që moderatorja është bashkë prej vitesh me partnerin, Armandin, i cili braktisi Londrën për të jetuar në Shqipëri me Enin.