20:32 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Një ditë pas përfundimit të sezonit Llapi prezanton futbollistin e ri

Blendi Memaj është përforcimi i ri i Llapit për edicionin e ardhshëm.

Ish-futbollisti i Lirisë ka kryer prezantimin e tij si futbollist i Llapit.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Blendi Memaj, 24 vjeç, i lindur më 02.01.1995 është mesfushor-sulmues dhe mund të luajë edhe si mesfushor qendror.

Së fundmi ai ishte pjesë e Lirisë, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Besiktas U21 dhe Rabotnickin.