11:59 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / OSH

Një ditë pas votimit që FSK të shkoj në misione jashtë vendit, Hoti viziton kazermën “Adem Jashari”

Kryeministri Avdullah Hoti dhe Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj vizituan kazermën “Adem Jashari”.

Vizita vjen një ditë pas miratimit në Kuvend që FSK-ja të shkojë në misione jashtë vendit.

Kuvendi i Kosovës votoi të martën për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët dhanë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovës.

Seanca e jashtëzakonshme u mbajt me kërkesë të Hotit.