75 Mall Live Search
09:34 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / KV

Një ditë pas zgjedhjeve, PDK-ja thërret konferencë shtypi

Vetëm një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar një konferencë shtypi, e cila do të mbahet sot në selinë qendrore të partisë.

Konferenca është caktuar të nisë në orën 11:30, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kush nga udhëheqja e PDK-së do të mbajë fjalën para mediave, transmeton IndeksOnline.

Në zgjedhjet e djeshme, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK-ja ka marrë rreth 21% të votave, duke ruajtur pothuajse të njëjtin nivel përqindjeje sa në zgjedhjet e 9 shkurtit 2021, kur pati marrë rreth 20.95%.

Edhe pse numri i votave mund të ketë ndryshime, proporcioni elektoral ka mbetur pothuajse i barabartë.

Rezultati i PDK-së e pozicionon partinë si të dytën në nivel vendi, ndërsa pritet që konferenca e sotme të japë më shumë qëndrime lidhur me procesin zgjedhor, rezultatin, mundësitë paszgjedhore dhe hapin e radhës të partisë.

Kujtojmë se ende nuk janë numëruar votat me postë, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, ndaj rezultati final mund të sjellë lëvizje të lehta në përqindje dhe mandate.

Mbetet të shihet se çfarë mesazhi do të japë PDK-ja sot në konferencë dhe si do ta trajtojë situatën politike pas zgjedhore./IndeksOnline/