75 Mall Live Search
11:09 / E Enjte, 18 Janar 2024 / L K

Një ditë pasi mori Limajn në koalicion, Haradinaj në “gjueti” edhe tek partia e Kurtit?

Ramush Haradinaj ka bashkuar dje zyrtarisht forcat me Fatmir Limajn në një koalicion të përbashkët partiak.

Duket se kreu i AAK-së e ka në plan krijimin e një fronti më të fortë opozitar.

Haradinaj është parë sot në Kuvend në një diskutim disa minutësh me deputetin e pakënaqur të Vetëvendosjes, Fatmir Humollin.

Një natë më parë, Humolli pati gjuhë tejet kritike për partinë e tij.

Humolli ka kohë që ka krisur raportet me Vetëvendosjen duke e akuzuar publikisht për qeverisjen në ekzekutiv./Indeksonline/