75 Mall Live Search
10:47 / E Diele, 01 Qershor 2025 / L A

Një ditë pasi u shpall kampion i Evropës, PSG-ja interesohet për talentin e River Plate

PSG do të nis menjëherë punën për afrimet e reja një ditë pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Siç raporton Fabrizio Romano, “Parizienët” kanë hedhur sytë te talenti i ri i River Plate, Franco Mastantuono.

Për argjentinasin ka interesim edhe nga klubet tjera të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin dhe Chelsean por duket se PSG ka fituar garën për të.

Mastantuono, ka bërë 19 paraqitje duke shënuar 7 gola dhe 4 asistime për River Platen si dhe së fundi u ftua edhe nga Lionel Scaloni për ndeshjet e qershorit me Kombëtaren e Argjentinës.

Kujtojmë dhe njëherë se PSG, u shpall mbrëmë kampion i Evropës pasi mposhti thellë Interin me rezultat 5-0, duke kompletuar “Tripletën”./IndeksOnline/