75 Mall Live Search
12:15 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / B XH

Një doktor aderon në AAK, mirëpirtet nga Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur në radhët e AAK-së Dr. Gentian Lilën, neurolog i dalluar dhe një nga profesionistët më të përkushtuar në vend.

“Dr. Genti, i njohur për shërbimin e tij të palodhur ndaj qytetarëve, vjen nga një familje me traditë të gjatë në mjekësi dhe humanizëm. Ai është biri i Dr. Rifat Lilës, i cili me përkushtim të jashtëzakonshëm i ka shërbyer Gjakovës, Prishtinës dhe mbarë Kosovës, duke qenë gjithmonë krah i fortë i popullit dhe i vendit”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka bërë të ditur se me Dr. Gentin do të garojnë së bashku në proceset e ardhshme politike, me synimin për t’i dhënë Kosovës një energji të re dhe një drejtim të fortë përpara. /IndeksOnline/