16:01 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Një doktoreshë dhe një infermiere shpallen punonjëset e ditës në Prishtinë

Ka vazhduar prapë shpallja e punonjësve më të mira të ditës nga ana e komunës së Prishtinë.  Sot për dallim nga herët e tjera kur është shpallur vetëm një punonjës i ditës, sot janë shpallur dy, transmeton IndeksOnline.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, kryetari i komunës Shpend Ahmeti.

“Gjatë periudhës së pandemisë Dr. Vildane Blakçori – Çitaku dhe Infermierja Valbona Jashari kanë kontribuar dhe kanë ndihmuar në kujdesin parësor të qytetarëve të Prishtinës të cilët potencialisht kanë qenë të dyshuar për Covid -19. Faleminderit shumë për kontributin tuaj”, ka shkruar Ahmeti.