Një dokumentar nga Beyonce, bëhet zyrtare data e publikimit
Një dokumentar nga diva e muzikës, Beyonce do të shfaqet javën e ardhshme në Netflix.
Dokumentari e titullin ‘Homecoming do të publikohet me datën 17 prill.
Të hënën Netflix bën zyrtar lajmin dhe datën e publikimit duke e përshkruar ‘Homecoming’ si një vështrim nga afër të performancës historike të Beyonces në Coachella në të cilën diva krijojë një shfaqje dinamike në emër të fuqisë dhe kreativitetit të universitetve dhe kolegjeve të komunitetit zezak në Amerikë.

Në gati 2 orë performancë ajo kishte përfshirë momente të paharrueshme, koreografi spektakulare dhe një stil unik të veshjes e cila ishte e gjithë në mbështetje të komunitetit me ngjyrë në mbar botën.
Filmi do të përfshijë intervista të detajuara dhe qëllime të fuqishme prapa vizionit të saj.
Beyonce vitin e kaluar gjithashtu nisi një program bursash i quajtur ‘Homecoming Scholars Award Program’ i cili ofroi katër kolegjeve dhe universiteteve të komunitetit me ngjyrë secilit nga një bursë me vlerë prej 25 mijë dollarësh për të iu dhuruar studentëve të zgjedhur nga ata./Indeksonline/