75 Mall Live Search
17:50 / E Shtunë, 22 Janar 2022 / C E

Një dron kalon mbi stadium, ndërpritet ndeshja e Premier Leagues

Një incident serioz ka ndodhur në ndeshjen e sotme të Premier Leagues mes Brentfordit dhe Wolvesit.

Ndeshja është ndërprerë përkohësisht rreth minutës së 30-të dhe lojtarët janë rekomanduar të futen brenda tunelit të stadiumit.

Kjo pasi një dron kaloi mbi stadiumin e Brentfordit pa paralajmërim. Ekipet e sigurisë kanë dalë në vendngjarje për të parë se çfarë po ndodh.

Rezultati aktual i ndeshjes është 0:0.