75 Mall Live Search
20:28 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një dyqan alternativ aplikacionesh në iOS nuk bllokohet dot nga Apple

Dyqanet alternative të aplikacioneve zakonisht kërkojnë implementimin e disa metodave për aksesimin e tyre. Më kryesorja duhet ti bëni telefonit jailbreak, një procedurë aspak praktike për ata që teknikisht nuk kanë eksperiencë në këtë drejtim.

Megjithatë zhvilluesit Riley Testut mendon se mund ti tejkalojë kufizimet e Apple. Ai lançoi një dyqan aplikacionesh jozyrtar i quajtur AltStore i cili teorikisht ju lejon të shtyni drejt kufijve të iOS pa i bërë jailbreak iPhone apo pa u frikësuar se Apple do të anulojë aksesin.

Nuk është e thjeshtë por është një proces më i thjeshtë sesa jailbreak. AltStore funksionon duke mashtruar pajisjen dhe bërë të besojë se jeni një zhvillues që teston aplikacione. Ai përdor një aplikacion në Mac ose Windows për tu kyçur në aplikacione çdo shtatë ditë dhe strukturën Wi-Fi të iTunes për ti riinstaluar në pajisje përpara se të skadojnë. E vetmja gjë që ju duhet është një Apple ID për të instaluar aplikacionet.

Në teori Apple nuk ka çfarë ti bëjë kësaj praktike. Mund të rrëzojë llogaritë individuale por ju mund të krijoni një Apple ID tjetër sa herë të keni nevojë.

Gjithashtu iOS kontrollon vetëm për numrin e profileve të aplikacioneve që keni instaluar dhe jo numrin e aplikacioneve. Për sa kohë AltStore menaxhon këto profile, Apple nuk e di nëse keni një apo 20 aplikacione.

Testut tha për The Verge se masat e marrat për të bllokuar AltStore do të dëmtonin funksionelitete kyçe të iTunes për zhvilluesit.

AltStore është i disponueshëm në fazë eksperimentale ndërsa një datë formale debutimi është 28 Shtator.