17:13 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / MSH

Një dyqan me koncept të ri hapet në qendrën historike të Prishtinës

Carpisa, brendi italian, lider evropian në çanta, bagazhe dhe aksesorë, do të hapë një dyqan të ri në qendrën historike të Prishtinës.

E vendosur në Rrugën “Garibaldi 47”, hapja solemne do të bëhet të Premten, më 10 nëntor, në ora 18:00.

E pozicionuar në treg si opsioni më i mirë për të optimizuar cilësinë/koston, Carpisa shquhet për dizajnet e saj me një frymë të veçantë italiane, shumëllojshmëri të gjerë produktesh, me një kontroll të detajuar të cilësisë dhe çmime të përballueshme. Çantat e dorës, kuletat, çantat e biznesit, artikujt e vegjël prej lëkure, aksesorët dhe bagazhet e grave përbëjnë portofolion e produkteve të Carpisa.

  • Femra: Modele të ndryshme çantash për çdo nevojë dhe rast, gjithmonë në harmoni me trendet më të fundit.
  • Udhëtim: Produkte rezistente të teknologjisë së fundit, të dizajnuara për të përmbushur nevojat e çdo udhëtari. Materiale inovative dhe të patentuara për të siguruar kushte optimale të udhëtimit. Aksesorë të dizajnuar për komoditet udhëtimi për organizim maksimal të hapësirës në bagazh.
  • Meshkuj & Biznes: Rritja e vëmendjes ndaj linjës së çantave dhe aksesorëve të dizajnuar për meshkujt bashkëkohor. Çanta praktike krahu, çanta shpine ose çantat e biznesit jashtëzakonisht funksionale. Aksesorë të koordinuar për çdo stil apo nevojë. Çanta dhe aksesorë pune të dizajnuara për femra dhe meshkuj karriere, për të dhënë një prekje magjepsëse dhe të përsosur.

Me një hapësirë ​​bashkëkohore prej 56 metrash katrorë për të akomoduar të gjithë koleksionin dhe për të ofruar një eksperiencë ekskluzive për klientin, dyqani i ri do të jetë i hapur nga e Hëna në të Shtunë, nga ora 9 e mëngjesit deri në 20:00.