75 Mall Live Search
17:30 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / F.R

“Një e diel ndryshe”, Dreshaj lajmërohet nga Lugu i Butë, i pranishëm edhe Zafa

Gani Dreshaj ka mbledhur në Lugun e Butë figura të njohura , kontribues në luftë dhe pas lufte. I pranishëm ishte edhe Zafir Berisha, kandidat për deputet.

“Një e diel më ndryshe në Lugun e Butë.

Kujtuam të kaluarën dhe mundësitë se si mund ta çojmë përpara këtë zonë të bukur që bartë në vete një histori në vete.

Bashkë bëmë homazhe tek vendi ku prehen baca Sylë dhe nëna Xufë, të vrarë barbarisht nga armiku serb.

Sot na nderoi me praninë e tij edhe Zafir Berisha, atdhetari i dëshmuar ndër vite.

Faleminderit për këtë ditë të veçantë, jemi bashkë në të mirë e në të keq”, shkruan Dreshaj në njoftim./Indeksonline/