Një e katërta e grave dhe vajzave janë abuzuar partneri, thotë OBSH

Një në katër gra dhe vajza në të gjithë botën janë sulmuar fizikisht ose seksualisht nga një burrë apo partner mashkull, sipas studimit më të madh deri më tani për prevalencën e dhunës ndaj grave, shkruan The Guardian, transmeton IndeksOnline.
Raporti, i kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët e KB, zbuloi se në një të katërtën e vajzave midis moshës 15 dhe 19 vjeçare vlerësohet të jenë abuzuar të paktën një herë në jetën e tyre .
Shkalla më e lartë u zbulua se ishte në mesin e moshës 30- 39 vjeç.

Raporti i OBSH-së u përqendrua në dhunën fizike dhe seksuale, por vuri në dukje se nivelet aktuale do të ishin shumë më të larta nëse përfshiheshin lloje të tjera të abuzimit, të tilla si dhuna në internet dhe ngacmimi seksual./IndeksOnline/