09:03 / E Shtunë, 01 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Një e mitur keqtrajtohet seksualisht nga disa persona në Gjakovë

Një femër kosovare e mitur dyshohet është keqtrajtuar seksualisht nga disa persona të panjohur në Gjakovë.

Një njoftimin e Policisë bëhet e ditur se viktima është intervistuar në prezencë të prindit, punëtorit të QPS dhe avokatit mbrojtës.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Rasti thuhet se ka ndodhur me datën 20 mars.