Një e mitur në Podujevë shantazhohet dhe detyrohet të merr stoli ari në shtëpinë e saj, arrestohen 2 persona
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2018/03/stoli-ari1-1479204106-2577050.jpg)
Në Podujevë është raportuar edhe për një vjedhje të rëndë.
Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dy të dyshuar, pasi që të njëjtit dyshohet të kenë shantazhuar një vajzë të mitur, për të marrë stoli ari në shtëpinë e saj, ku pastaj të dyshuarit i kanë shitur.
“Podujevë 14.10.2020-00:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të moshës se mitur pasi që të njëjtit me datën e cekur kanë shantazhuar dhe detyruar një vajzë të mitur të merr stoli ari në shtëpinë e saj, ku më pas të dyshuarit i kanë marrë stolit dhe i kanë shitur. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/