Një e moshuar aksidentohet ashensorin e banesës në Vushtrri, dërgohet në urgjencë

Një e moshuar mbrëmë në Vushtrri ka rënë poshtë liftit të një banese dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.
IndeksOnline mëson se e moshuara është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali”, në Vushtrri.
Nga pamjet e siguruara shihet në vendin e ngjarjes policia dhe autoambulanca.
Deri në publikimin e këtij lajmi nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të moshuarës.