Një e shënoi tjetrën e humbi, Kessie nuk iu frikësohet penalltive

Marrëdhënia e Franck Kessiés me penalltitë, midis Atalantës dhe Milanit, ka qenë gjithmonë e qëndrueshme.
Aq më tepër që ai gjithashtu mori “stafetën” nga ata që ishin goditësit para tij.
I tillë është Zlatan Ibrahimoviqi, i cili pas gabimit me Veronën, me një buzëqeshje, suedezi vendosi t’ia linte përgjegjësinë e 11-metërshave Kessie.
Kundër Fiorentinës, si pasojë e mungesës së Ibrës, për shkak të dëmtimit të muskujve që pësoi kundër Napolit, lojtari i datëlindjes 1996 goditi dy penallti, njërën e realizoi, ndërsa tjetrën e priti Dragowski.
Ai nuk kishte gabuar nga pika e bardhë për dy vjet e gjysmë, që nga marsi i vitit 2018, në ndeshjen kundër Chievos.
Me penalltinë e parë, ai gjithashtu u bë lojtari i tretë i lindur nga 1996-a e këtej, që ka arritur 25 gola në Serien A, pas Chiesas dhe Lautaros.
“Është mirë kështu, kur godet dy penallti. Njërën e shënoni dhe në tjetrën bëri gabim. Fituam dhe kjo më shumë rëndësi. Unë do të vazhdoj t’i ekzekutoj penalltitë. Pioli e përgëzoi ekipin, ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Ai është i lumtur. Ne e filluam fort, Fiorentina është një ekip që duhet të sulmohet, kështu që ne shënuam dy gola menjëherë”, ka thënë Kessie pas ndeshjes. /IndeksOnline/