75 Mall Live Search
19:54 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Një e vdekur në aksidentin në magjistralen Prishtinë -Pejë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi që njihet si udhëkryqi i Komoranit.

Një qytetar ka dërguar fotografi në kallxo.com nga vendi i ngjarjes.

Aksidentin me fatalitet e ka konfirmuar edhe komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, majori Milaim Fejzullahu.

Sipas Fejzullahut, në këtë aksident ka humbur jetën viktima e gjinisë femërore.

“Në këtë aksident një person i gjinisë femërore ka humbur jetën ndërsa dy persona, po ashtu të gjinisë femërore, kanë pësuar lëndime të rënda”, ka thënë Fejzullahu.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Sipas Policisë, dyshohet se viktima ka humbur kontrollin mbi veturën e saj.

Këto janë fotografitë e dërguara nga vendi i ngjarjes nga një qytetar.