75 Mall Live Search
13:29 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / B O

Një ekip i tërë nën rrënoja, apel për ndihmë për të nxjerrë gjallë volejbollistet

Tërmeti i fuqishëm i Turqisë ka prekur edhe ekipin e femrave në vollejboll të Hatay.

14 vollejbollistet ndodheshin në pallatin e sporteve në momentin kur tërmeti goditi Turqinë. “CNN Turk” ka raportuar një apel të bërë nga sportisti Eneshan Can, i cili i bën thirrje të gjithëve të gërmojnë nën rrënoja për të nxjerrë të gjalla volejbollistet.

Disa çaste më parë, u bë e ditur se tre futbollistë u nxorrën të gjallë nga rrënojat, ndërsa një portier është ende në kërkim, por ende asnjë lajm pozitiv për të.