Një emër i ri po bën befasi, Dukagjini i Klinës po ecë fuqishëm me trajnerin Përgjokaj
Dukagjini ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Skuadra nga Klina në 1/8 e finales e mposhtin Prishtinën e Re, me rezultat minimal, 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e fitores e shënoi futbollisti i saporikthyer, Hekuran Berisha, në minutën e 59-të.
Djelmoshat e trajnerit Ndue Përgjokaj tashmë janë në tetë skuadrat më të mira në Kupën e Kosovës./IndeksOnline/

