75 Mall Live Search
12:31 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / BA

“Një ëndërr e vërtetë”, Selena Gomez flet për jetën e re martesore

Selena Gomez ka rrëfyer së fundmi se si po shkon jeta e saj martesore me producentin Benny Blanco, rreth dy muaj pasi çifti kurorëzoi dashurinë më 27 shtator në Santa Barbara. Në një intervistë për Apple Music me Zane Lowe, këngëtarja 33-vjeçare u shpreh se martesa ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe shumë më e bukur nga sa e kishte imagjinuar.

“Deri tani ka qenë si një ëndërr e vërtetë,” tha Selena, duke shtuar se është e vetëdijshme se çdo marrëdhënie ka sfidat e veta, por se ndihet e bekuar që këtë kapitull të ri të jetës e ndan me Benny-n, të cilin e cilësoi si “personin më të bukur për ta ndarë këtë udhëtim”.

Selena dhe Benny, të cilët e konfirmuan lidhjen në dhjetor 2023 dhe u fejuan një vit më vonë, duket se po e shijojnë në maksimum fillimin e jetës së tyre së bashku. Pas dasmës, të dy janë parë në momente të qeta e të dashura, nga shëtitjet romantike buzë detit deri te postimet plot dashuri në rrjetet sociale. Benny publikoi edhe një selfie me nusen e tij, duke e quajtur “princeshë e vërtetë e Disney-t”, një detaj që emocionoi fansat e çiftit.

Gomez nuk ngurroi të ndante edhe disa momente tensioni e humori nga përgatitjet e dasmës, duke rrëfyer se propozimi për martesë mund të mos kishte ndodhur sipas planit, për shkak të lodhjes së saj gjatë një dite të ngarkuar xhirimesh. Megjithatë, çdo gjë u vendos në vendin e duhur dhe çifti tani po shijon muajt e parë të këtij kapitulli të ri plot dashuri.